Telegrafi

Sipas të gjitha gjasave, Porsche nuk do ta kthejë modelin 928 (Foto)

Gjatë muajit maj është publikuar një lajm që fliste se do të kthehet modeli shumë i pëlqyer 928.

Entuziastët e Porsche, kanë mirëpritur lajmin për këtë model të vogël, që e kanë komentuar si një ‘Panamera bebe’, transmeton Telegrafi.

E, pasi është publikuar një fotografi, që e tregon këtë makinë të verdhë me linja shumë unike, është besuar se ajo përfundimisht do të vihet në prodhim.

Por, Motor Trend shuan shpresat e të gjithëve, së paku për një kohë të gjatë. Kompania nuk do ta punojë modelin 928, meqenëse do të ishte konkurrencë direkte e Bentley Continental GT dhe nuk ka dëshirë t’i bëjë konkurencë një veture simotër.

Mirëpo, duke marrë parasysh heshtjen e Porsches, duket se ndonjëherë mund të kthehet ky automobil me dy dyer. /Telegrafi/