Site icon Telegrafi

Sipas OBSH-së, ende nuk ka prova që kafshët shtëpiake mund ta transmetojnë coronavirusin te njerëzit

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit kanë deklaruar se ende nuk ka prova që kafshët shtëpiake mund të ndihmojnë në transmetimin e coronavirusit në të gjithë botën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dr. Maria Van Kerkhove, drejtuese e njësisë së sëmundjeve të OBSH-së, ka thënë se një studim nga Kina – para fillimit të pandemisë – zbuloi se macet mund të infektohen me virusin, mirëpo nuk ka asnjë provë që ato mund t’ia kalonin njerëzve.

Rast i ngjashëm është raportuar ditë më parë kur një tigër në kopshtin zoologjik “Bronx” në New York rezultoi pozitiv për coronavirus.

Tigri, i quajtur Nadia, besohet të jetë rasti i parë i njohur i një kafshe të infektuar nga një njeri me COVID-19.

Nadia, së bashku me gjashtë mace të tjera të mëdha, mendohet se janë infektuar nga një punonjës i kopshtit zoologjik. /Telegrafi/

Exit mobile version