BGnews ka publikuar sot informacionin se trashigimtar i Nikolla Gruevskit do të jetë kryetari i tanishëm i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, ija Dimovski
Ky medium nga Bullgaria e cilëson Ilija Dimovskin si politikan ”antik” pasi ai e ka mbrojtur projektin super të shtrenjtë ”Shkupi 2014”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gruevski vet e paralajmëroi dorëheqjen në intervistën e dhënë për ”Kurir” dhe bazuar në këtë intervistë, si vazhdimësi, mbrëmë u caktua edhe kongresi i jashtëzakonshëm që do të mbahet më 23 dhjetor të këtij vitit, ku pritet të ndërrohet udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/