Sulmuesi i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri sot pritet t’i bashkohet skuadrës së Liverpoolit.
E përditshmja britanike “Daily Mail” shkruan se The Reds kanë rënë dakord për 15 milionë euro me Stoken për transferimin e shqiptarit.
Reprezentuesi zviceran gjithashtu ishte nën llupën e Lazios, por duket se ka vendosur që t’i bashkohet Jurgen Kloppit në Anfield.
Shaqiri pritet t’i nënshtrohet teksteve mjekësore dhe do të bëjë konkurrencë me Sadio Manen dhe Mohamed Salahun ndërsa Alex Oxlade Chamberlain vazhdon të rimëkëmbet nga dëmtimi i ligamentit.
“Potters” dëshirojnë ta shesin lojtarin pas rënies nga liga elitare angleze në një nivel më poshtë në Championship.
Theksojmë se për mesfushorin me tipare sulmues kishte shprehur interesim edhe klubi turk, Galatasaray.
Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 84 paraqitje në të gjitha garat angleze duke shënuar 15 gola. /Telegrafi/