Iker Casillas ka shpëtuar lehtë pas një sulmi në zemër gjatë stërvitjeve të së martës me Porton.
Portieri legjendar spanjoll, Casillas ishte duke stërvitur kur ka ndier dhimbje në gjoks dhe krah, e cila gjë i shkaktoi sulmin në zemër.
Por, fatmirësisht pas intervenimit të stafit mjekësor të ekipit portugez dhe dërgimit me urgjencë në spital, portieri tashmë ndihet mirë dhe i ka shpëtuar më së keqes.
Megjithëse ka një kontratë valide edhe për një vit e gjysmë, duket se karriera për gardianin ka përfunduar.
Sipas burimeve të MARCA-s, mjekët portugez kanë pohuar se më 38-vjeçari nuk do të mund të kthehet në fushat e blerta si lojtar profesionist dhe se tashmë duhet të fillojë një jetë të re.
Personi është mbi çdo sfidë mjekësore dhe në Porto konsiderojnë se suksesi nuk është kthimi i tij i mundshëm, por kthimi në jetën normale.
Ndryshe, Casillas në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Real Madridit dhe ka fituar gjithçka që është e mundur si lojtar i klubeve dhe me kombëtaren spanjolle. /Telegrafi/