Telegrafi

Sipas AS, Eriksen po refuzon të vazhdoj kontratën me Tottenhamin shkaku i Realit

Transferimi i Christian Eriksen vazhdon të duket si një mundësi shumë reale për Real Madridin.

Sipas asaj që ka mësuar mediumi spanjoll, AS po refuzon të nënshkruaj një marrëveshja të re me Tottenham Hotspurs, ku kontrata e danezit do të mbarojë në qershor të vitit 2020.

Bisedimet midis Spurs dhe Eriksen filluan pak kohë më parë, por kanë ardhur në pikën më të ultë të realizimit.

Dhe një burim i afërt me lojtarin i ka thënë AS-së se nuk ka “asgjë optimiste” dhe një marrëveshje për ripërtëritje do të jetë “shumë, shumë e vështirë”.

Por mundësia e një transferimi në janar në Santiago Bernabeu është në “0.1%”, sipas burimit, pasi trajneri i Spursit, Mauricio Pochettino nuk do ta lejonte të largohej një figurë kyçe në mes të kampionatit të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Real Madridi planifikon oferta për Hazardin dhe Eriksenin

Madridi është raportuar se javën e kaluar ka kërkuar të dijë çmimin e lojtarit, ku klubi i Londrës thuhet se po kërkon 250 milionë euro.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 189 paraqitje për londinezët dhe ka shënuar 45 gola. /Telegrafi/