Site icon Telegrafi

Sipas Bild, Mesut Ozil pas botërorit do të vazhdojë kontratën me Arsenalin

Mesut Ozil do të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin për shkak të ardhjes të Pierre-Emerick Aubameyang.

Gazeta e respektuar gjermane Bild thotë se mesfushori i Gunners do të vendosë penën në letër pas Kupës së Botës.

Mesfushorit 29 vjeçar do t’i mbarojë kontrata gjatë verës dhe se nuk e ka ndërmend të largohet prej londinezëve.

Raportohet se reprezentuesi gjerman pritet të fitojë rreth 400 mijë euro në javë me marrëveshjen e re.

Ish ylli i Real Madridit ishte i lidhur fort me një lëvizje në Old Trafford të Manchester Unitedit.

Ozil në këtë sezon ka pasur 18 paraqitje në Ligën Premier duke shënuar katër gola ndërsa i ka ndihmuar në shtatë raste bashkëlojtarë për të realizuar gol.

Ndryshe, vlera e lojtarit të Gunners sipas ueb-faqes transfermarkt.de është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version