Odise Roshi mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Akhmat Grozny.
Reprezentuesi i Shqipërisë po kërkohet nga Paulo Tramexani tek skuadra zvicerane Sion.
Sion është duke biseduar me skuadrën ruse për një transferim të mundshëm të Roshit në minutat e fundit të afatit kalimtar veror.
Roshi nuk ka pasur hapësirat e duhura në muajt e fundit tek Grozny dhe po mendon largimin.
Në rast transferimi në Sion, fieraku do të gjejë edhe tre futbollistë shqiptarë atë.
Ermir Lenjani, Burim Kukeli dhe së fundmi Pajtim Kasami kanë nënshkruar me skuadrën zvicerane. /Telegrafi/