Protestuesit irakian sulmuan ambientet e një kanali televiziv saudit në Bagdad herët të shtunën pasi transmetuesi publikoi një raport që i quajti terrorist komandantët e Hamasit dhe Hezbollahut.
Midis 400 dhe 500 persona sulmuan studiot e transmetuesit saudit MBC në Bagdad.
“Ata shkatërruan pajisje elektronike, kompjuterë dhe i vunë flakën një pjese të ndërtesës”, tha një burim i Ministrisë së Brendshme për AFP-së.
Ai shtoi se zjarri është shuar dhe se forcat policore kanë shpërndarë turmën, “forcat e sigurisë ende janë pranë ndërtesës”.
Protesters stormed the offices of the Saudi channel MBC in Baghdad, Iraq after the network labeled Hamas leader Yahya Sinwar a “terrorist.”
Between 400 and 500 individuals stormed the MBC office after midnight, causing extensive damage to electronic equipment and setting parts… pic.twitter.com/qCgnt37tUs
— Clash Report (@clashreport) October 19, 2024
Një video e shkurtër e emisionit televiziv ka qarkulluar në mediat sociale irakiane, duke shkaktuar reagime të furishme nga kampi pro-iranian.
Raporti u fokusua në “terrorizmin” në rajon dhe përmendi disa grupe dhe figura të së kaluarës, duke përfshirë, Osama bin Laden.
Ai përfshinte gjithashtu grupe që i përkisnin Boshtit të Rezistencës, anëtarët e të cilit përfshijnë Hamasin, Hezbollahun dhe fraksionet e armatosura irakiane.
Raporti përmend ish-udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili u vra nga Izraeli në Bejrut muajin e kaluar dhe ish-udhëheqësin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në muajin korrik në Teheran.
Ai gjithashtu i referohej pasuesit të Haniyeh, udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, i cili organizoi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit dhe u vra në Gaza të enjten, si “fytyra e re e terrorizmit”. /Telegrafi/