Site icon Telegrafi

Sinqeriteti i Jurgen Kloppit dhe momenti i papritur që i ndodhi kur Liverpooli fitoi titullin e Ligës Premier

Jurgen Klopp ka konfirmuar se në momentin që Liverpooli e fitoi titullin e Ligës Premier, menjëherë ka telefonuar gruan e tij.

Trajneri gjerman nuk ka arritur t’i përmbajë lotët në telefonatën që ka zhvilluar, derisa The Reds përfunduan 18 pikë para vendit të dytë Manchester Cityt.

Liverpooli arriti të fitonte titullin pas më shumë se 30 vitesh pritjeje, ndërsa Klopp ka rrëfyer se si ishte ndier në ato momente.

“Ju nuk e keni idenë se si ishte ndjenja. Ishte një kënaqësi e madhe. Një liri e madhe dhe fillova të qaja, Telefonova menjëherë Ullan (bashkëshortja e tij)”, ka thënë gjermani.

“Kam telefonuar familjen time pas 10 sekondash në mënyrë që edhe ata të shikonin festë. ‘Ju dua të gjithëve’ dhe kam mbyllur telefonin”.

“Më pas kam tentuar të flas përsëri me Ullan, por nuk ishte e mundur. Ajo kishte shpërthyer në lot dhe nuk e dija se përse po ndodh ajo gjë”, ka shtuar më tej Klopp.

Gjermani arriti në vitin 2019 të fitonte Ligën e Kampionëve dhe më pas edhe titullin e ligës angleze, duke ndërtuar kështu njërën ndër skuadrat më të fuqishme në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version