Telegrafi

Sinoptikanët në Maqedoni paralajmërojnë vazhdimin e reshjeve

Reshjet e borës gjatë ditës së sotme ishin me intensitet të lartë në vendet malore që ka arritur deri në 50 cm, ndërsa në pjesët tjera të vendit intensiteti i saj ka qenë më i ulët , 10 deri në 20 cm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Elena Jovonavska, nga Instituti Hidrometeorologjik për televizionin Shenja njoftoi se deri në orën 13 në vend intensiteti i borës ka arritur deri në 25 cm, Mavrovë 19 cm, në Pozharanë 18, në Tetovë 12, në Lazaropole 8 dhe në Shkup, ndërsa në pjesët e tjera vendit silleshte në lartësi nga 1 deri në 5 cm.

“Reshje të borës do të ketë edhe nesër në orët e paraditës, me intensitet më të ulët dhe në orët e pasditës intensiteti do të ulet edhe më shumë dhe reshjet do të ndërpriten. Temperaturat ditore do të jenë në ulje dhe do të sillen në interval prej -10 deri në -3 gradë celcius”, theksoi Jovonavska.

Gjatë fundjavës pritet mot stabil, ndërsa të dielën ka kushte për reshje të lehtë të borës dhe do të jetë mot shumë i ftohtë. Temperaturat do të jenë mbi nën 0 dhe deri në -10. Ndërsa nga e hëna pritet ngritje e temperaturave./Telegrafi/