Telegrafi

Singullar publikon mini-albumin “Koka”

Singullar (Foto: Instagram/singullar)

Rep-artisti Singullar kishte pauzuar për një kohë të gjatë, pasi nuk kishte sjellë asnjë projekt muzikor.

Tani ai është rikthyer fuqishëm, duke sjellë këngë dhe bashkëpunime të shumta me artistë të estradës shqiptare.

Përmes rrjetit social Instagram, Singullar ka bërë të ditur se ka publikuar mini-albumin më të ri, pasi shpërndau një imazh të kopertinës së projektit.

“Mini-albumi ‘Koka’ është publikuar në të gjitha platformat digjitale. I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe pjesëmarrësit për mundin dhe punën profesionale”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Për instrumentalin e këngës janë kujdesur Seven Beats, Deard Sylejmani, Rexhi dhe Eltoni, ndërsa është miksuar dhe masterizuar nga Deard Sylejmani.

Artistët me të cilët kishte bashkëpunuar edhe më parë, MC Kresha dhe Buta, janë të njëjtit të cilët kanë marrë pjesë në projektin e tij të ri. /Telegrafi/