Telegrafi

Singi dhe Buta lansojnë këngën e re “Drip”

Yjet e hip hopit, Singi dhe Buta, kanë publikuar projektin e ri muzikor.

“Drip” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

‘Beatin’, miksimin dhe masterizimin e këtij projekti e ka bërë Deard Sylejmani, teksa për producimin është përkujdesur Bloodychuck.

Singullar dhe Buta (Foto: YouTube)

Kënga tashmë është publikuar në platformën YouTube, e cila besohet se do të mirëpritet nga fansat e reperëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes që me t’u publikuar mori reagime të shumta pozitive nga publiku.

Buta dhe Singullar janë emra shumë të pëlqyer në estradë, të cilët në tekstet e tyre trajtojnë tema mjaft interesante që kanë të bëjnë me jetën në tërësi. /Telegrafi/