Sindikatat janë kundër që vendi i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike t’i takojë odave ekonomike. 13 sindikata dhe lëvizje sociale i kanë dërguar një letër të hapur mandatarit Zoran Zaev, ku nënvizojnë se janë kundër këtij emërimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të gjitha qeveritë që i ka pasur Maqedonia e pavarur kanë qenë në anën e biznesit. Por, orientimi i tillë në favor të biznesit ka qenë e shprehur sidomos gjatë 11 viteve të fundit. Qeveria dhe bashkësia e biznesit kanë interesa të ndryshme, që në disa raste edhe bashkohen, por në të shumtën e rasteve janë kundër njëra tjetrës. Andaj, Qeveria dhe bashkësia e biznesit duhet të jenë të ndarë, ngjajshëm sikur shteti dhe kisha”, thuhet në letrën e tyre.
Sindikatat theksojnë se midis Qeverisë dhe bizneseve duhet të ketë bashkëpunim, por ky bashkëpunim të jetë në nivel të dialogut tripalësh i kanalizuar siç thuhet përmes Këshillit ekonomik – social, ku përveç Qeverisë dhe sektorit të biznesit, të përfshihen edhe sindikatat.
Nënshkrues të kësaj karte të ashtuquajtur të solidaritetit janë këto sindikata dhe lëvizje sociale.
SINDIKATA E SHËRBIMEVE DIPLOMATIKE MAQEDONASE
SINDIKATA E PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS GJYQËSORE
SINDIKATA E PAVARUR E GAZETARËVE DHE PUNONJËSVE NË MEDIA
LËVIZJA E MAJTË “SOLIDARITETI”
LËVIZJA “LENKA”
SINDIKATA E KULTURËS
SINDIKATA MULTIETNIKE E ARSIMIT, ETJ
KONFEDERATA E ORGANIZATAVE SINDIKALE
SINDIKATA E PAVARUR AKADEMIKE
LËVIZJA RIMORE “MUGRA”
AGRO SINDIKATA. /Telegrafi/