Telegrafi

Sindikatat kërkojnë nga Kushtetuesja revokimin e masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të Pagave

Sindikata e Arsimit, Sindikata e Shëndetësisë, e Policisë, e Doganës dhe ajo e Zjarrfikësve pas takimit me Avokatin e Popullit kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për revokimin e masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave.

Për këtë angazhim këto pesë sindikata kanë informuar edhe Avokatin e Popullit.

Përfaqësues të sindikatave janë shprehur të bindur se Kushtetuesja do ta merr në shqyrtim këtë kërkesë.

“SBASHK, FSSHK-ja, SPK-ja, Sindikata e Doganës së Kosovës dhe ajo e Zjarrfikësve në takimin e sotëm, krahas aprovimit të kërkesës së përbashkët drejtuar Kushtetueses janë pajtuar që të vazhdohet me takimet konsultative me qëllim që angazhimet të jenë të përbashkëta lidhur me Ligjin e pagave, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme për anëtarësinë e këtyre pesë sindikatave, që përfaqësojnë të punësuarit në sektorë shumë të rëndësishëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/