Site icon Telegrafi

Sindikata e MPJ-së alarmon për manipulime në diasporën e Maqedonisë

Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë, sot paralajmëroi se ka keqpërdorime partiake të ambasadave në lidhje me zgjedhjet në diasporën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të kësaj sindikate, zyrtari shtetëror i punësuar në Ministrinë e Kulturës, Darko Stefanovski më 9 nëntor ka udhëtuar në Paris dhe në hapsirat e ambasadës është takuar me “ekipin ndihmës” deri në fund të afatit të paraqitjes së votuesve nga diaspora.

“Udhëtuesi i cili është i punësuar në Ministrinë e Kulturës, ka qëndruar në hapësirat e Ambasadës së Maqedonisë në Paris, me qëllim që të tërheq sa më shumë qytetarë maqedonas që deputeti i diasporës në Kuvendin e Maqedonisë të jetë maqedonas. Për dallim nga viti 2014, këtë vit dyert e ambasadës në Paris kanë qenë gjithmonë të hapura, ku të punësuarit në ambasadë kanë ofruar shërbime logjistike, si shërbime telefonike të ambasadës me qëllim mbledhje sa më e madhe të shtetasve të Maqedonisë në Francë. Ky lloj përdorimi i ambasadës pa dyshim se paraqet keqpërdorim të dipolmacisë sonë për qëllime partiake”, shkruajnë nga Sindikata.

Ata gjithashtu kërkojnë që të fillojnë hetimet dhe të vërtetohen se pse dhe si është shfrytëzuar ambasada./Telegrafi/

Exit mobile version