Site icon Telegrafi

Sindikata e Doganës e pakënaqur me Projektligjin për Pagat

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, të mërkurën është duke mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilin është duke u diskutuar rreth pakënaqësive të punonjësve sa i përket koeficienteve të pagesës së paparë në Projektligjin për Pagat dhe ndryshimit të statusit të zyrtarëve doganorë në plotësimet e Ligjit mbi Zyrtarin Publik.

“Pakënaqësitë e punëtorëve janë shumë të theksuara dhe shumë shpejt do të vendoset nga delegatët cili do të jetë veprimi i mundshëm më i radikalizuar sindikal i shprehjes së këtyre pakënaqësive, i cili do të ndërmerret shumë shpejt dhe për detajet tjera të këtyre veprimeve do t’iu mbajmë të njoftuar”, është bërë me dije në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës.

Lexo po ashtu Projektligji për Paga dërgohet në Kuvend

Sipas Sindikatës ky Ligj ka shkaktuar pakënaqësi të punonjësit e Doganës, pasi sipas tyre, propozimet e Sindikatës nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë plotësuar në këtë draft. /Telegrafi/

Exit mobile version