Site icon Telegrafi

Sindikata dënon sulmet ndaj zyrtarëve policorë, është e brengosur për shëndetin dhe jetën e tyre

Të premten e 26 prillit, Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, në veri të vendit janë sulmuar me mjete të ndryshme të rrezikshme nga grupe kriminale të organizuara me që rast kanë pësuar lëndime pesë zyrtarë policorë si dhe janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e tyre.

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmet ndaj këtyre zyrtarëve policorë.

Lexo po ashtu Policia: Situata në veri është qetësuar, njësitet tona reaguan në vetëmbrojtje

“Sindikata e Policisë së Kosovës është e brengosur për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policorë të cilët pësuan lëndime e të cilëve ju dëshiron shërim të shpejtë”.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është duke i përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet e fundit duke qenë e brengosur për shëndetin dhe rrezikshmërinë e tyre që kanë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

“Prandaj, Policia e Kosovës mbetet  e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Exit mobile version