Site icon Telegrafi

Sindikalistët kërkojnë zbardhjen e vdekjeve të dyshimta në QKUK

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me shqetësim e ka pritur lajmin e vdekjes së pacientëve në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK,.

FSSHK kërkon nga autoritetet përgjegjëse që sa më parë të zbardhet rasti i vdekjes së tyre në mënyrë që të shmangen keqinterpretimet të cilat po raportohen nga burime të ndryshme anonime, institucionet spitalore janë vende ku trajtohen, shërohen me mijëra pacientë por ndodhin edhe vdekje për të cilat nuk mund të ngritën paragjykime e spekulime, prandaj duhet të pritet vlerësimi përfundimtar nga ana e zyrtarëve përgjegjës të ngarkuar për rastin konkret nga ana e Drejtorisë së SHSKUK-së.

Lexo po ashtu Prokuroria nis hetimet për vdekjet e dyshimta në QKUK

“Mënyra se siç po trajtohet rasti por edhe rastet e tjera deri më tani ngjallin frikë tek popullata e gjerë, andaj lusim autoritetet përgjegjëse që të jenë vigjilente në dhënien e informacionit, sepse me këtë po dëmtohet rëndë besueshmëria, profesionalizim dhe dinjitetit I punëtorëve shëndetësor por edhe I QKUK-së”, thuhet në deklaratën e FSSHK-së.

Gjithashtu përshëndesim hapat e ndërmarra nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së SHSKUK-së në lidhje me zbardhjen sa më të shpejtë të këtyre rasteve.

Çfarë po ndodh në QKUK? Nisin hetimet pas vdekjeve të dyshimta në këtë spital

Exit mobile version