Telegrafi

Sinani kërkon trofe me Prishtinën

Qendra prishtinase Gazmend Sinani është rikthyer nga lëndimi duke bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen gjysmëfinale në Ligën Ballkanike ndaj Beroes.

Prishtina mposhti Beroen edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 94:75.

Sinani për GazetaOlle.com është shprehur i lumtur me kalimin në finale duke treguar edhe objektivat.

“Jam shumë i lumtur qe jam rikthyer nga lëndimi dhe shpresoj se do të ndihmoj ekipin për të arritur objektivat që jane titulli i Ligës Ballkanike, dhe titulli i kampionit”, u shpreh Sinani