Telegrafi

Sinan Vllasaliu publikon klipin e ri “Zot falma” (Video)

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Sinan Vllasaliu ka publikuar këngën dhe klipin e tij më të ri me titull “Zot falma”.

Kënga është ritmike dhe është punuar me muzikë dhe tekst nga kompozitori i njohur kosovar Ilir Berani.

“Zot falma” flet për ndarjen, ndërsa këngëtari i lutet Zotit që ta falë për këtë gjë.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, i cili është xhiruar në Tiranë nga MAX Production. /Telegrafi/