Sinan Vllasaliu e ka publikuar këngën e re “O daj o daj” të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Nexhat Mujovi – Wirusi dhe Granit Gashi qëndrojnë prapa muzikës dhe orkestrimit.
Tekstin e këngës “O daj o daj” e ka shkruar Ghulo.
Projekti është prodhim i Emracom dhe vjen pikërisht në sezonin veror.
Ana vizuale është realizuar nga produksioni Redmediaks.
Sinan Vllasaliu vazhdon të sjellë projekte muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e tij të shumtë.
Me gjithë karrierën e tij të gjatë, këngëtari është mjaft i kërkuar nëpër evenimente të ndryshme muzikore. /Telegrafi/