Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sinan Vllasaliu, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Jemi nda” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur kompozitori Ilir Berani, ndërsa orkestrimin e ka bërë Miti Geci.
Videoklipi i veçantë i është besuar produksionit të njohur ‘Bug Production’.
Ndërkohë, producent ekzekutiv i këngës është kompania muzikore ‘Emra Com’.
Artisti vjen me një paraqitje mjaft atraktive, teksa siç shihet edhe në bazë të titullit projekti i kushtohet ndarjes.
Sinani shquhet për hitet e tij të shumta dhe tashmë numëron plot vite të suksesshme në skenë. /Telegrafi/