Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka sjell projektin e ri muzikor.
“Amanet” mban titullin kjo këngë, ndërsa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, me një paraqitje mjaft të veçantë të këngëtarit.
Tekstin e ka shkruar Ghulo, kurse për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Dritëro Shaqiri.
Ndërkohë, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Alban Fortuna.
Edhe kjo këngë e Sinanit është bashkëpunim me Emra Com, me të cilin artisti punon prej vitesh.
Këngën tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube, e cila pason pas “Qikat e Prishtinës”, bashkëpunimit me Lok Komonin.
Sinani përkundër viteve vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer e më të kërkuar në ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/