Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu, është shumë i pëlqyer nga shqiptarët për zhanrin të cilin ai e këndon.
Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Mirëpo së fundmi ai po përballet me një problem në rrjetet sociale, pasi persona të paautorizuar po përdorin emrin e tij, për të hapur llogari false me emrin e këngëtarin.
“Miq të dashur dikush ose më saktë dikush i papërgjegjshëm provon të dëmtojë privatësinë time në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram! Ju lutem raportoni”, ka shkruar Vllasaliu në Instagram.
I njëjti ka paralajmëruar se të shtunën do të publikojë bashkëpunimin e tij më të ri me këngëtaren Anxhela Peristeri.
“Ata” titullohet kënga e tyre, e cila i sjell për herë të parë dyshen në bashkëpunim. /Telegrafi/