Telegrafi

Sinan Vllasaliu në rolin e gjyshit, flet me admirim për nipin e tij

Në kuadër të emisionit 21 Gradë, ka qenë i ftuar Sinan Vllasaliu, i cili shpalosi informacione të ndryshme për jetën dhe karrierën e tij.

Këngëtari para dy muajve është bërë gjysh për herë të parë. E bija e tij Edona, lindi një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Jani. Dhe ai ka folur me admirim për nipin e tij të vogël duke thënë se ai është personi që ka ndezur një motor tjetër të dashurisë.

“Kur lind një engjëll fillon të mburresh, të ndërron krejt si njeri, ndizen motorë tjerë të dashurisë, i dhashtë Zoti krejt botës këtë dashuri se është më e madhe se gjithçka”, është shprehur këngëtari duke iu referuar nipit të tij të vogël.

Lexo po ashtu Vjen “Ok”, projekti i ri nga Sinan Vllasaliu (Video)

Vllasaliu ka shtuar se lindja e nipit të tij e ka shtyrë që ta dojë jetën më shumë.

“Nuk kam besuar se është ndjenjë kaq e mirë, edhe pse njerëzit ma kanë thënë. Është një energji e plotë që të kthjell, ndihem mirë të shkoj ta shoh. Të shtyn ta duash jetën”, ka theksuar tutje këngëtari për nipin e tij.

Lexo po ashtu Klip i ri nga Sinan Vllasaliu (Video)

Ndryshe, ditë më parë, Sinani solli dy këngë, njërën prej të cilëve e kompletoi me videoklip. /Telegrafi/