Telegrafi

Sinan Vllasaliu lanson baladën “Shpija e babës” (Video)

Sinan Vllasaliu e ka publikuar këngën e re me titull “Shpija e babës”, të cilën e ka kompletuar me videoklip.

Ilir Berani qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën dhe ia ka shkruar tekstin.

Për orkestrimin është kujdesur Nexhat Mujovi – Virusi.

Kënga bën fjalë rreth imigrimit të fëmijëve dhe më pas shitjen e shtëpisë së prindërve.

Projekti “Shpija e babës” është prodhim i Emracom. /Telegrafi/