Sinan Vllasaliu e ka publikuar këngën e re me titull “Shpija e babës”, të cilën e ka kompletuar me videoklip.
Ilir Berani qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën dhe ia ka shkruar tekstin.
Për orkestrimin është kujdesur Nexhat Mujovi – Virusi.
Kënga bën fjalë rreth imigrimit të fëmijëve dhe më pas shitjen e shtëpisë së prindërve.
Projekti “Shpija e babës” është prodhim i Emracom. /Telegrafi/