Sinan Vllasaliu është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar në estradën tonë.
Këngëtari kohët e fundit është mjaft aktiv në rrjetet sociale duke sjell video dhe imazhe të ndryshme.
E me rastin e 13 vjetorit të vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova, artisti nuk ka harruar ta kujtoj në këtë ditë.
Ai e ka kujtuar të ndjerin përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa ka rikujtuar fjalët e presidentit të parë pas lufte të Kosovës.
“Vizioni im është ta kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me shoqëri politike tolerante dhe me ekonomi solide, e integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe të vazhdojmë raportet e mira me SHBA-të”, shkruan mbi imazhin të cilin artisti e publikoi.
Kujtojmë se ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 në moshën 62-vjeçare dhe është varrosur në Prishtinë.
Ndryshe, Vllasaliu është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/