Këngëtari i njohur i zhanrit popullor, Sinan Vllasaliu, ka kujtuar legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.
Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Facebook, ku shprehu ngushëllime për rastin e dyvjetorit të vdekjes së tij.
“Dy vite pa legjendën e sportit. Sa shumë i mungon këtij vendi një njeri si ti. U prehtë në paqe shpirti yt”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Përmes këtij mesazhi, këngëtari ka ndarë edhe një fotografi ku ai shihet me legjendën e sportit, imazh ky i realizuar vite më parë.
Më parë gjatë kësaj dite, Fadil Vokrri është përkujtuar edhe nga figura politike, ku përmes një manifestimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është publikuar buceta fituese e shtatores së tij. /Telegrafi/