Telegrafi

Sinan Vllasaliu e thotë haptazi: Ne të gjithë këndojmë për para

Foto: Screenshot/YouTube

Ai mbetet njëri nga këngëtarët më të dashur e më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për Sinan Vllasaliun, i cili është pjesë e estradës për afro katër dekada.

I ftuar së fundmi në ‘Reload’, artisti ka folur për fillimet në muzikë dhe për atë se sa ka ndryshuar në ditët e sotme.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti mes tjerash thotë se të gjithë bëjnë muzikë për para dhe se është një formë mbijetese për ta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sinan Vllasaliu

“Ne të gjithë këndojmë për pare, rren o tjetër është mbijetesë dhe në muzikë nuk ka me të njohshëm, harroje. Njësia matëse është gjithmonë te publiku, tash pse është zhvilluar teknikisht diçka ti duhesh me u aftësu brenda teknologjisë me marrë me e bë teknologjinë për vete, jo me të marrë ty teknologjia”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Krijuesi i hitit “Sa shumë vite” shtoi: “Sport edhe muzikë nuk ka me të njohshëm. Kohëzgjatja është në dorën tonë. Momenti që unë e humbi dëshirën për punë, është dashuria për punën”.

Përkundër punës së madhe e viteve, ai thotë se nuk lodhet nga muzika pasi e do dhe e bën me shumë pasion. /Telegrafi/