Sinan Vllasaliu dhe Ghulo kanë sjellë një version të ri të këngës “Vet më the të dua”.
Versionin e tyre ata e kanë shoqëruar edhe me videoklip, i cili tashmë është shpërndarë në shërbimin YouTube.
Producenti Nurteel është angazhuar për përpunimin e muzikës dhe ‘beat-in’ e kësaj kënge.
I njëjti e ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin e këngës.
Pjesën e tekstit që e interpreton Ghulo, e ka shkruar vet ai.
Projekti është prodhim i produksionit Emracom.
“Vet më the të dua” është një këngë e realizuar shumë vite më parë, e realizuar nga “Avi Rinia”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Js4d09Ri_us