Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sinan Hoxha, po vazhdon të jetë aktiv me projekte e po ashtu edhe me mbrëmje e koncerte muzikore.
Ai ka qenë i ftuar së fundmi në “Pardon My French”, ku ka rrëfyer gjëra të shumtë për jetën e karrierën profesionale.
Mes gjërave, artisti ka treguar edhe për periudhën e vështirë të pandemisë meqenëse iu ndalua veprimtaria si këngëtar.
I njëjti tha se artistët kanë qenë kategoria më e diskriminuar gjatë pandemisë, teksa zbuloi edhe një rast personal.
“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë”, u shpreh krijuesi i hitit “Parfumi”.
“Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite”, shtoi Hoxha.
Reagime e pakënaqësi në kohën e pandemisë kishte edhe nga artistë të tjerë të estradës, të cilët kanë qenë më të përjashtuar për shkak të situatës. /Telegrafi/