Trendit të publikimit të materialeve të reja muzikore në sezonin e verës i është bashkuar edhe Sinan Hoxha.
Këngëtari nga Shqipëria e ka publikuar këngën me titull “Se le baba”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Është një projekt me ritme verore që shoqërohet me një video muzikore që i përshtatet sezonit.
Për muzikën janë kujdesur Marsel Gunga dhe 2Step, ndërsa ky i fundit e ka shkruar edhe tekstin.
Realizimi është bërë nga Gravity Music, ndërsa Marsel Gunga e ka bërë edhe orkestrimin.
Për anën vizuale është angazhuar MaxProduction, derisa miksimin dhe masterizimin e ka bërë Muza Production Academy. /Telegrafi/