Telegrafi

Sinan Hoxha publikon këngën e re

Sinan Hoxha ka prezantuar mbrëmë (e hënë) projektin e ri muzikor.

“E omla dashni” mban titullin kënga e re e artistit shqiptar, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar Armand Trebicka, kurse për muzikën është përkujdesur Marsel Gunga dhe 2Step.

Sinan Hoxha (Foto: Instagram)

Ndërkohë producimi është bërë nga vet këngëtari Hoxha.

Pak pas publikimit, kënga mori reagime të shumta e njëherësh mjaft pozitive nga fansat e publiku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sinan Hoxha

Të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në kanalin zyrtar në platformën e Sinanit në YouTube.

 

Hoxha këtë verë veç tjerash ka qenë mjaft i pranishëm edhe në ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/