Këngëtari i muzikës pop folk, Sinan Hoxha, është spekuluar se do të bëhet baba për herë të dytë.
Ai dhe bashkëshortja Andrra kurorëzuan dashurinë e tyre vite më parë.
Media të ndryshme kanë spekuluar se Andrra mund të jetë sërish shtatzënë pasi është shfaqur me stomak të fryrë.
Por, Sinan Hoxha ka mohuar këto thashetheme për Revistën Who, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.
Ai thotë se do të bëhet baba sërish kur të jetë e shkruar.
“Unë që fle çdo natë me Andrrën nuk di gjë, portalet dinë. Çfarë të them, ishalla vjen një fëmijë tejtër kur ta ketë shkruar Zoti”, u shpreh Sinani.
Sinani dhe Andrra u bekuan me një djal tri vjet më parë, i cili u pagëzua me emrin Ansi.