Telegrafi

Sinan Hoxha drejt Palma De Majorkas me avion privat për në dasmën e miliarderit shqiptar (Foto)

Miliarderi shqiptar Bashkim Osmani dhe bashkëshortja e tij Sandra, këtë të shtunë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë me një dasmë super luksoze.

Ajo është organizuar në rezidencën e tyre në Palma De Mallorca me të ftuar të shumtë nga e gjithë bota.

Sinan Hoxha në aeroplan privat!

Duke qenë se nusja është një gjermane dhe rrjedh nga një familje aristokrate gjermane për argëtimin e mysafirëve ishin të pranishme dy banda gjermane, por natyrisht se nuk mund të mungonte një shqiptar.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare

Sinan Hoxha ishte i përzgjedhuri i dhëndrit, të cilit udhëtimin nga Tirana për në Spanjë ia siguruar me avion privat.

Edhe pse mysafirët i përkisnin kombësive të ndryshme muzika e Sinan Hoxhës ka ngritur të gjithë në këmbë për të kërcyer me ritmet e këngës shqipe. /KosoveShow/Telegrafi/