Site icon Telegrafi

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë të ndryshëm si tipa, por shkojnë shumë me njëri-tjetrin

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani (Foto: Instagram/SinanHoxha_)

Këtë fundjavë në emisionin “Shiko kush luan” kanë qenë të ftuar edhe një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani.

Këngëtari, i cili është qe shumë vite në tregun muzikor, ka lënë të kuptohet se veç argëtimit që dhuron me anë të muzikës, është edhe një nga personazhet me shumë humor.

Një nga sfidat e realizuara nga nikoqirja Luana Vjollca dhe stafi i saj për çiftin, kishte të bënte me biseda të ndryshme të bëra në krevatin e supozuar martesor që u vendos në studio.

Sfida tregoi se ata vërtetë janë të ndryshëm si tipa, por shkojnë shumë me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Lajmet për Sinan Hoxhën dhe Andrra Destanin

Po ashtu, është vërejtur se Sinani ndërhyn shumë kur flet Andrra, pasi ajo e ka pak të vështirë artikulimin.

Njëherësh, ata kanë treguar se nëse zgjohet djali natën, sado i lodhur të jetë Sinani vihet në shërbim të tij.

Marrëdhënia me të afërmit e tyre është shumë e mirë nisur nga fakti që bënë humor nga të dyja palët.

Është mësuar gjithashtu se Andrra ndonjëherë behet xheloze nisur edhe nga koncertet e shumta të Sinanit.

Exit mobile version