Telegrafi

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani me fotosesion të mrekullueshëm familjar

Foto: Sinan Hoxha/Instagram

Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani, janë ndër çiftet më të përfolur në media.

Ata u martuan në vitin 2014 në një dasmë glamuroze, gjersa në vitin 2016 u bënë prindër për herë të parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ata kanë realizuar një set të mrekullueshëm fotografik, ku shfaqen bashkë me të voglin e tyre.

Fotografitë janë realizuar nga mikesha e Sinanit, këngëtarja Rezarta Shkurta.

Imazhet në fjalë shfaqin çiftin më të dashuruar se kurrë, teksa Ansi i vogël pozon pranë pianos.

Në njërën nga fotografitë, Sinani dhe Andrra nuk kanë nguruar të pozojnë edhe me veshje kombëtare.

Për të gjithë të mirat në jetën e tij, Sinani publikoi një status, në mbishkrimin e së cilës shkruante fjalë duke treguar sa falënderues është ndaj Zotit, teksa i uron të voglit të tij ditëlindjen.

“E kam te pamundur t’i kerkoj Zotit me shume se c’kam sot! E vecanerisht ne kete dite, mora bekimin me te embel me ardhjen tende ne jete, 2 vite me pare biri im… Gezuar ditelindjen! Je arsyeja pse frymoj…“, ka shkruar Sinan Hoxhan në Instagram. /Telegrafi/