Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani, janë ndër çiftet më të përfolur në media.
Ata u martuan në vitin 2014 në një dasmë glamuroze, gjersa në vitin 2016 u bënë prindër për herë të parë.
Së fundmi, ata kanë realizuar një set të mrekullueshëm fotografik, ku shfaqen bashkë me të voglin e tyre.
Fotografitë janë realizuar nga mikesha e Sinanit, këngëtarja Rezarta Shkurta.
Imazhet në fjalë shfaqin çiftin më të dashuruar se kurrë, teksa Ansi i vogël pozon pranë pianos.
Në njërën nga fotografitë, Sinani dhe Andrra nuk kanë nguruar të pozojnë edhe me veshje kombëtare.
Për të gjithë të mirat në jetën e tij, Sinani publikoi një status, në mbishkrimin e së cilës shkruante fjalë duke treguar sa falënderues është ndaj Zotit, teksa i uron të voglit të tij ditëlindjen.
“E kam te pamundur t’i kerkoj Zotit me shume se c’kam sot! E vecanerisht ne kete dite, mora bekimin me te embel me ardhjen tende ne jete, 2 vite me pare biri im… Gezuar ditelindjen! Je arsyeja pse frymoj…“, ka shkruar Sinan Hoxhan në Instagram. /Telegrafi/