Telegrafi

Sinan Hoxha me bashkëshorten e tij, Andrrën në klipin e ri

Këngëtari i njohur, Sinan Hoxha, do të publikojë së shpejti projektin e tij më të ri muzikor.

“Luje luje” mban titullin kënga e tij e re, e cila do të jetë ritmike dhe do të vizualizohet edhe me klip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një fotografi të publikuar në Instagram, këngëtari ka bërë të ditur edhe kohën e lansimit, që do të jetë të mërkurën në ora 19:00.

Nga fotografia e ndarë me ndjekësit, Sinani ka treguar se pjesë e klipit do të jetë edhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani.

Në fotografi, çifti shfaqen të bukur dhe elegant pranë njëri-tjetrin, teksa pranë tyre gjendet edhe një kalë.

Sinan Hoxha dhe Andrra, bashkë në klipin e ri të Sinanit (Foto: Sinan Hoxha/Instagram)

Klipi duket se është xhiruar në male me dëborë, për t’i dhënë një prapavijë sa më interesante kësaj videoje muzikore.

Dyshja janë ndër çiftet më të ndjekur në rrjetet sociale, teksa shpesh rrëmbejnë vëmendjen e fansave me fotografitë që publikojnë në rrjetet sociale. /Telegrafi/