Telegrafi

Sinan Hoxha, 2 Step dhe Almeda publikojnë këngën e re “Mama mia”

Foto: Arkiva Shqip/YouTube

Këngëtarët Sinan Hoxha, reperi 2 Step dhe Almeda kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Mam mia” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike dhe hip hop.

Kënga është realizuar në muzikë dhe orkestrim nga Marsel Gunga, gjersa për tekstin është kujdesur vet 2 Step.

“Mama mia” vjen edhe me një klip tejet interesant dhe atraktiv, i cili i përshtatet mjaft shumë këngës.

Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sinan Hoxha ndërkohë vazhdon të jetë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Këtë fundvit, ai gjithashtu është bërë pjesë edhe e shumë programeve festive, me ç;rast ka promovuar projektet e tij të reja. /Telegrafi/