Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit i ka dënuar me nga një ndeshje moslojë katër lojtarë pas xhiros së 29 në Serie A, derisa Federico Bernardeschi është gjobitur për simulim.
Zonja e Vjetër luajti baras (2-2) në Derby della Mole kundër Torinos duke mbetur shumë prapa liderit Inter.
Anësori italian u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të në vend të Dejan Kulusevskit kur Juve ishte në disavantazh prej 2-1.
Pasi barazimit të rezultatin nga Cristiano Ronaldo, ai u përpoq të nxirrte një penallti, mirëpo u ndëshkua me karton të verdhë për simulim.
Për në shumë, ky veprim i ka kushtuar edhe me gjobë prej 2.000 eurosh, pasi kjo është shuma me të cilën e ka gjobitur Komisioni Disiplinor. /Telegrafi/