Telegrafi

Simulohet vrapimi me imazhet e Usain Bolt dhe Kylian Mbappes në 100 metra

Kylian Mbappe është aktualisht futbollisti më i shpejtë në botë – por si do të shkonte ai në një garë 100 metra kundër legjendarit Usain Bolt?

Një studim nga tetori i vitit 2022 për The Sun zbuloi se francezi ishte lojtari më i shpejtë në botë, me një shpejtësi maksimale prej 10.6 metra në sekondë.

Por, a do të thotë kjo se ai mund të rivalizojë Boltin, njeriun më të shpejtë në histori, në një vrapim në 100 metra?

Epo, një simulim magjepsës 3D është ngarkuar në YouTube nga Speed ​​Showdown.

I njëjti kanal në YouTube tregoi gjithashtu se sa qesharake do të dukej nëse Bolt do të garonte me një ‘njeri mesatar’ mbi 100 metra.

Pamjet më poshtë tregojnë se shpejtësia e Mbappes nuk mund të matet me atë të xhamajkanit që është shumë më i shpejtë. /Telegrafi/