Sulmuesi boshnjak, Edin Džeko e ka merituar një çmim Oscar në ndeshjen kundër Portos.
Kjo e fundit vetëm pas vazhdimeve ka arritur ta eliminon skuadrën e Romës në saje të rezultatit të përgjithshëm 4:3 (1:2).
Në një moment futbollisti i romakëve kishte një konflikt verbal me mbrojtësin Pepe, i cili njihet si lojtar i ashpër.
E duke e ditur këtë fakt, shtatgjati iu afrua portugezit kokë më kokë dhe për një moment ra për toke para syve të gjyqtarit Cuneyt Cakir.
Ky i fundit nuk ra në grackën e futbollistit të kryeqytetit italian dhe i kërkoi atij të ngrihej nga fusha që ra pas “përplasjes”.
Dzeko ashtu sikurse edhe ish-lojtari i Real Madridit më pas u zverdhën për shkak të ngritjes së tensioneve mes tyre.
Ndryshe, Porto do të mësojë kundërshtarin e radhës gjatë javës së ardhshme (15 mars), kur edhe hedhet shorti në Nyon. /Telegrafi/
When Pepe creams 'fuck you' right in your face, it hurts. Fact. #PortoRoma #ChampionsLeague pic.twitter.com/SlzfZ50pwF
— Emanuel Roşu (@Emishor) March 6, 2019