Nga 15 shtatori 2014 në telefonin kujdestar 02/15 123 për këshilla medicinale ‘Alo Doktor’ janë paraqitur gjithsej 120.432 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri ka arritur 1.183 thirrje në shtatë ditët e fundit, kurse më shumë këshilla medicinale janë kërkuar për simptome kardiovaskulare dhe frymëmarrjes, kokëdhimbjes, ftohje sezonale dhe dhimbje simptomatike.
Siç informojnë nga Shtëpia shëndetësore Shkup, personat të cilat kanë kërkuar ndihmë shëndetësore në linjën Alo Doktor! u është dhënë këshilla dhe terapi të caktuar për simptomët.
Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë me që llim të mundësojë konsultim të menjëhershëm në momentin e paraqitjes të çfarëdo simptomi që përkeqëson shëndeton.
Gjithashtu 25 mjek janë në dispozicion për këshilla medicinale për paraqitje të qytetarëve nga të gjithë qytetete e Maqedonisë. /Telegrafi/