Shtypja e lartë është një sëmundje në të cilën gjaku rrjedh përgjatë venave dhe arterieve në shtypje më të lartë se normalisht.
SHBA shpenzon 46 miliardë dollarë çdo vit për hipertension. Kjo shumë përfshin medikamentet për të trajtuar shtypjen e lartë të gjakut, koston e shërbimeve të kujdesit dhe ditët e munguara në punë, transmeton Telegrafi.
Gjëja më e frikshme e shtypjes së lartë është se rrallëherë shihen simptomat e saj, edhe kur shtypja e gjakut është në nivele shumë të larta.
Nivelet e shtypjes së gjakut janë këto:
– Normalja: 120/80
– Para-hipertensioni: 120-139/80-89
– Faza e parë e shtypjes së lartë të gjakut: 140-159/90-99
– Faza e dytë e shtypjes së lartë të gjakut: 160 e më lart/100 e më lart
Shenjat e hershme të nivelit të lart të shtypjes së gjakut janë: dhimbjet e kokës, dhimbjet në gjoks, rrjedhja e gjakut nga hundët, lodhja etj.
Shtypja e lartë e gjakut e rrit rrezikun për këto sëmundje:
– Problemet me kujtesë
– Problemet me sy
– Sulmet në zemër etj. /Telegrafi/