Dhjetëra përkrahës të OBRM-PDUKM-së janë mbledhur në hyrje të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pasi që kanë kuptuar se në ora 21 do të shpallen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura dje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo ka shkaktuar edhe shtimin e pranisë policore, ndërkaq gazetarët janë drejtuar në një hyrje tjetër të KSHZ-së. Nuk dihet arsyeja e ardhjes së këtyre simpatizantëve, por shpekulohet se po tentohet të bëhet trysni mbi KSHZ-në./Telegrafi/