Luigi ‘Gigi’ Simoni ka deklaruar se Diego Simeone ëndërron të marrë drejtimin e Interit.
Ish-trajneri i Interit ka theksuar se ka pasur një bisedë me trajnerin e Atletico Madridit, i cili i ka thënë se do të kthehet një ditë në Itali te Interi, pasi ëndërron drejtimin e skuadrës zikaltër.
“Ëndrra e tij është që të kthehet te Interi, ai zbuloi këtë me mua – ma ka thënë këtë. Mezi pret të vijë këtu”, ka thënë Gigi Simeone për Radio Calcio 24, përcjell Telegrafi.
“Zemra e tij ende rreh fortë për ngjyrat tona”, përfundoi ish-trajneri i Interit.
Ndryshe, Simoni ka qenë trajneri i Simeones gjatë kohës së tij në Inter në fundvitet e 90-ta. /Telegrafi/