Luigi Simoni apo i njohur si ‘Gigi’ është njeriu i fundit që ka folur në lidhje me ‘Derby D’Italia’ që zhvillohet këtë fundjavë në Torino, ku Juventusi janë nikoqir të Interit.
Simoni si futbollist ishte pjesë e Juves, teksa si trajneri i Interit dhe kështu i njeh mjaft mirë të dy skuadrat, të cilat sipas tij do të dhurojnë një ndeshje zbavitëse, por nuk e beson se vendasit janë favorit, pasi Interi është krejt ndryshe me Piolin trajner.
“Unë pres që ajo të jetë me të vërtetë një lojë zbavitëse. Nëse deri kohëve të fundit Juventusi konsideroheshin favoritët, tani nuk jam aq i sigurt se janë”, ka thënë Simonë për Juvenews.eu.
“Interi janë duke bërë mirë dhe unë mendoj se ata mund të marrin një rezultat pozitiv në Torino, pasi Stefano Pioli i ka dhënë ekipit shpirt dhe identitet”, përcjell Telegrafi.
“Juventusi janë objektivisht superior ndaj Interit, por Nerazzurrët kanë fituar tashmë këtë sezon dhe mund të bëjnë shumë mirë, iu duke shkaktuar bardhezinjve shumë probleme”.
“Juve ishin pak inferior në sezonet e tyre të mëparshme, kështu që kjo është një ndeshje e pasigurt dhe Inter mund të ushqejë ambiciet për më tutje”, përfundoi trajner italian. /Telegrafi/